Katërqind e pesëmbëdhjetë gola në karrierë

Futboll

Katërqind e pesëmbëdhjetë gola në karrierë

Më: 6 prill 2022 Në ora: 14:35
Benzema

Katërqind e pesëmbëdhjetë gola në karrierë në rang klubesh. 313 vetëm me Realin, por Karim Benzema nuk ka ndër mend të ndalet. Aq më tepër përballë Çelsit që përbën pengesën e radhës në çerekfinalet e Champions-it. Lidhur me karrierën e tij, francezi ka dhënë një intervistë ekskluzive për bashkëkombësit e “L’Equipe”.

"Nuk pata kohë të mendoj asgjë.

U mundova të ushtroj trysni e të jem gati sa herë që do të më jepej mundësia. Mos t’ju duket e tepruar nëse sot them se atë mbrëmje mund të kisha shënuar të paktën dy gola më shumë. Te goli i tretë dallohet që jam i qetë e me besimin që kisha ju garantoj se mund të kisha shënuar akoma.

Në 20 minutat e fundit mund të kisha bërë çfarë të doja e ajo ndjesi është shumë e rrallë në harkun e një karriere", ja thënë Benzema.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat