Federata Algjeriane e Futbollit ka bërë një kërkesë 31 marsin e kaluar për përsëritjen e ndeshjes së kthimit kundër Kamerunit, e vlefshme për kualifikimin në Katar 2022.
Algjerianët e kanë cilësuar si të papranueshëm arbitrimin e gjyqtarit të ndeshjen Bakary Gassama dhe kanë vendosur të bëjnë një apel zyrtar, pas dorëheqjes së presidentit të federatës dhe të gjithë stafit drejtues të federatës.
Kjo e fundit ka kërkuar një hetim nga FIFA për të verifikuar paanshmërinë e arbitrit. FIFA ka informuar federatën algjeriane se kërkesa për përsëritjen e ndeshjes do të analizohet më 21 prill.
Kjo ka qenë komunikata zyrtare: “Federata algjeriane e di se kërkesa e paraqitur para Komisionit të Disiplinës së FIFA-s, në lidhje me ndeshjen e kthimit kundër Kamerunit për kualifikimin në Katar 2022 do të diskutohet të enjten më 21 prill”.