Benzema: Kemi luajtur mirë që nga minuta e parë

Futboll

Benzema: Kemi luajtur mirë që nga minuta e parë

Më: 6 prill 2022 Në ora: 23:15
Benzema: Kemi luajtur mirë që nga minuta e parë

Karim Benzema ishte protagonisti kryesor i suksesit 3-1 të Real Madrid ndaj Çelsit në Ligën e Kampioneve. Tre golat e tij vendosën sfidën e parë çerekfinale mes dy skuadrave dhe sulmuesi francez sigurisht ishte i lumtur.

“Janë net magjike, si ajo ndaj PSG-së. Gjërat na shkojnë mirë, kemi luajtur mirë që nga minuta e parë. Jemi mirë, luftojmë deri në fund dhe kur Reali është kështu, është mirë për ne.

Tre golat janë shumë të rëndësishëm. Jam më i lumtur për të tretin, pasi po mendoja për atë që kisha gabuar më parë.

Ançeloti? Ai është një nga më të mirët në botë, kemi shumë besim te ai. Kushdo që futet në krahun e djathtë të sulmit, Valverde apo ndokush tjetër, luan mirë.

Tani na mbetet edhe ndeshja e kthimit, por do të japim gjithçka për të kaluar turin”, tha Benzema menjëherë pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat