Gati të rikthehet aty ku shkëlqeu

Futboll

Gati të rikthehet aty ku shkëlqeu

Më: 7 prill 2022 Në ora: 13:17
Gati të rikthehet aty ku shkëlqeu

Tottenham ka nisur nga puna për të ndërtuar skuadrën e sezonit të ardhshëm, teksa me trajnerin Antonio Conte do të provojnë të zhvillojnë një kampionat ndryshe nga ai aktuali.

Synimi është të jenë mes ekipeve pretendente për të fituar Premier League dhe për këtë motiv, drejtuesit po pikasin lojtarët që mund të forcojnë më tej organikën e Spurs.

Një ndër ta është Christian Eriksen, me danezin që ka treguar me Brentford se tashmë ka lënë pas problemet shëndetësore me sulmin në zemër që tashmë është shndëruar në thjesht një makth të së kaluarës.

Sulmuesi, nuk i ka humbur cilësitë dhe i shfaq çdo fundjavë me Brentford, ndërsa është bërë sërish pjesë edhe e kombëtares së Danimarkës.

Ndaj, te Tottenham janë bindur për gjendjen e tij fizike dhe do të kërkojnë ta rikthejnë Londër. Kujtojmë se 30-vjeçari ka qenë për gjashtë vite e gjysmë pjesë e Tottenham duke regjistruar 69 gola dhe 90 asiste, ndërsa në të kaluarën e tij ka bashkëpunuar edhe me Antonio Conte te Inter. Ndaj të gjitha kartat janë në rregull dhe “Gjelat” kanë gati goditjen e parë të merkatos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat