Batatina: Herët shkaktuam penallti

Futboll

Batatina: Herët shkaktuam penallti

Më: 7 prill 2022 Në ora: 16:43
Batatina: Herët shkaktuam penallti

Prishtina fitoi 2:1 tw enjten në duelin e parë dhe të kthimit do ta luajë javën e ardhshme në Podujevë.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, tha se ky është një rezultat i kthyeshëm dhe beson që Llapi do ta eliminojë Prishtinën për t’u kualifikuar në finale të Kupës së Kosovës.

“Mendoj se gjërat nuk shkuan mirë, herët shkaktuam penallti dhe pranuam një gol për shkak të një pakujdesie.

Po ashtu, nuk e shfrytëzuam faktin që Prishtina mbeti me një lojtar më pak. Është vetëm një ndeshje dhe është një rezultat i kthyeshëm.

Kam besimin në ekipin dhe besoj se do ta përmbysim rezultatin”, ka thënë Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat