Holandezi i vendos dy kushte klubit anglez

Futboll

Holandezi i vendos dy kushte klubit anglez

Më: 7 prill 2022 Në ora: 16:55
Holandezi i vendos dy kushte klubit anglez

Erik Ten Hag është shumë pranë zyrtarizimit si trajner i Manchester United, me drejtuesit e Djajve të Kuq të cilët e shohin holandezin e Ajax si njeriun e duhur për të ringritur skuadrën dhe për ta dërguar sërish në nivele konkurruese për trofetë madhorë të një sezoni futbollistik.

Megjithatë, para se marrëveshja mes palëve të marrë formë zyrtare, Ten Hag po bën maksimumin që t’i sqarojë klubit anglez të gjithë procesin e punës së tij. Kështu, tekniku i Ajax i ka vendosur anglezëve dy kushte të cilat duhet me patjetër të plotësohen.

Një është fakti që Ten Hag kërkon një staf teknik i cili të shkojë në të njëjtën linjë me mentalitetin e tij, ndërsa e dyta kërkon që të ulë moshën mesatare të United.

Ten Hag është një nga trajnerët që më së shumti i beson të rinjve dhe për të nisur një cikël në Manchester, kërkon t’i japë shansin elementëve të rinj, duke larguar të vjetërit e grupit, edhe nëse bëhet fjalë për një si Cristiano Ronaldo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat