Presheva e uron Agim Ademi për mandatin e ri

Futboll

Presheva e uron Agim Ademi për mandatin e ri

Më: 8 prill 2022 Në ora: 14:09
Presheva e uron Agim Ademi për mandatin e ri

Drejtori i qendres sportive në kuader të komunes se Presheves z. Besim Nasufi e ka uruar presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës z. Agim Ademi per mandatin e ri ne krye te futbollit të Kosovës

Nasufi duke e uruar z. Ademi për besimin e marrë, i ka shprehur besimin e plotë se futbolli shqiptare në përgjithësi e të Kosovës  në veçanti do të përparojë e do të ketë më shumë suksese.

"I nderuari z. Agim Ademi kryetar i federates së futbollit të Kosovës.

Më lejoni që në emërin  tim personal dhe atë të qytetarëve të Komunës së Preshevës të ju përshëndesim .

Jamë i kënaqur dhe shumë i lumtur që futbolli i Kosoves po din të vlersojë njerzit si ju ,për të çmuar dhe respektuar punën e pa lodhur që ju keni bëre në katër vitet e para të mandatit për futbollin Kosovarë.

E ju jeni ai që  keni ngritur shumë  lartë vlerat e futbollit në cilesinë e kryetarit të federatës së Kosoves .

Unë ju dëshirojë shëndet dhe punë të mbarë në mandatin e ardhëshëm katër vjeçarë në krye të federatës së Kosovës.

Dhe jamë i bindur dhe shumë i sigurt se sukseset nuk do te mungojë.

Edhe nje herë urime FF të Kosovës ,urime z.  Agim Ademi", uron drejtorin Besim Nasufi, Qendra Sportive Presheva.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat