Tuchel gjen shkakun e golave të pësuar

Futboll

Tuchel gjen shkakun e golave të pësuar

Më: 8 prill 2022 Në ora: 22:22
Tuchel gjen shkakun e golave të pësuar

Këtë sezon me Chelsea, Ngolo Kante ka vuajtur paksa me vazhdimësinë për shkak të dëmtimeve.

Francezi i cili spikat për energjinë që shfaq në mesfushë tashmë ka edhe një tjetër vështirësi në lojë, pasi si një besimtar i devotshëm është duke agjeruar në muajin e begatë të Ramazanit. Dhe, këtë e ka përmendur para ndeshjes me Southampton edhe trajneri Tomas Tuchel i cili theksoi se lojtari do t’i ndikoi pjesa e konsumimit të kufizuar të ushqimit.

“Që Kante është një lojtar shumë vendimtar për ne, kjo është e qartë. Është i jashtëzakonshëm dhe ka kualitet unik, në fushë na jep diçka të cilën futbollistët e tjerë nuk munden.

Por, ka vuajtur me vazhdimësinë për shkak të problemeve fizike. Na ka munguar për disa ndeshje dhe tashmë ai është me agjerim pasi është një besimtar, kjo mund të jetë një tjetër arsye pse Kante nuk është në maksimum.

Duke qenë i kufizuar në të ushqyer, sigurisht ka ndikim te një futbollist. Është një ndjesi e jona që Kante nuk është në më të mirën e tij dhe kjo u pa ndaj Real Madrid.

Megjithatë, nuk ka asgjë që mund të kthehet në një problem, ne e motivojmë dhe e shtyjmë për më shumë pasi i njohim cilësitë e tij”, u shpreh Tuchel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat