Besën, sot e pret derbi me Teteksin

Futboll

Besën, sot e pret derbi me Teteksin

Më: 9 prill 2022 Në ora: 11:20
Menaxheri Lavdim Ejupi dhe trajneri Xhengis Rexhepi

Skuadrën e Besës nga Dobërdolli i Gostivarit sot (e shtunë) e pret ndeshja e vështirë kundër Teteksit, si udhëtues, shkruan Open-TV.

Dobërdollasit, megjithate shpresojnë dhe besojnë se do të vazhdojnë serinë e rezultateve pozitive.

Në sezonin pranveror, Besa e udhëhequr nga trajneri ambicioz Xhengis Rexhepi nuk di për humbje.

Ata kanë regjistruar vetëm fitore dhe barazime. Në javën e kaluar, ata e mposhtën Korabin me rezultat 2-0.

Besa gjatë tërë javës ka punuar maksimalishtë që edhe nesër kundër Teteksit të jetë e përgatitur për rezultat pozitiv.

Takimi i javës 22-të në Ligën e dytë-grupi i Perëndimit mes Teteksit dhe Besës do të fillojë në ora 16:00.

Në renditjen tabelare, Besa zë vendin e 6-të me 25 pikë, Teteksi i 4-ti me 34 pikë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat