Lazio shumë pranë transferimit të mbrojtësit

Futboll

Lazio shumë pranë transferimit të mbrojtësit

Më: 9 prill 2022 Në ora: 11:30
Lazio shumë pranë transferimit të mbrojtësit

Lazio është gati të nisë sulmin e fundit për Alessio Romagnolin.

Një negociatë e lindur më shumë se një muaj më parë me mbrojtësin italian që kishte ndërprerë negociatat për rinovimin e tij me Milanin duke patur parasysh dëshirën e tij për të veshur fanellën e romakëve, klub i të cilit ai është tifoz.

E vetmja gjë që mungonte ishte marrëveshja, por tashmë Romagnoli është i gatshëm të ulë pagën e tij për të vazhduar karrierën në kryeqytet.

Sipas edicionit të sotëm të “Correire dello Sport”, drejtori sportiv Igli Tare, kreu një takim me trajnerin Sarri dhe ky i fundit i ka dhënë dritën jeshile Tares për të kryer transferimin e lojtarit të Milanit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat