De Gea reagon pas humbjes ndaj Everton

Futboll

De Gea reagon pas humbjes ndaj Everton

Më: 9 prill 2022 Në ora: 17:50
De Gea

Pas humbjes së Manchester United ndaj Everton, reagoi edhe portieri i ekipit David de Gea.

Manchester United u mposht 1:0 nga Everton, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 32 në Premier Ligë.

Ekipit të Ralf Rangnick i`u desh vetëm fitorja në këtë takim, pasi janë duke luftuar për top 4 në tabelë. Pozitë kjo që United e lëshoi nga dora.

Pas humbjes foli edhe De Gea, i cili tha se është turp nga ana e tyre.

“Është turp nga ana jonë, ne duhet të fitonim këtë ndeshje”, tha David, për ‘BT Sport’.

“Ne nuk shënojmë, as nuk krijojmë raste të duhura për të shënuar. Nuk di çfarë të them, të jem i sinqertë”, vazhdoi portieri.

Ai gjithashtu tha, se do të jetë shumë e vështirë që ‘Djajtë e Kuq’ të jenë në top 4 në tabelë.

“Do të jetë shumë e vështirë tani për të qenë në pozitën e katërt”, deklaroi De Gea.

Pas kësaj humbje befasuese të United, ata janë në vendin shtatë me 51 pikë.

Kanë mbetur edhe tetë ndeshje për ‘Djajtë e Kuq’, që të luftojnë për një vend në Ligën e Kampionëve, për sezonin tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat