Vllaznia dhe Laçi ndahen baras në Shkodër

Futboll

Vllaznia dhe Laçi ndahen baras në Shkodër

Më: 9 prill 2022 Në ora: 18:49
Vllaznia dhe Laçi ndahen baras në Shkodër

Vllaznia dhe Laçi kanë ndarë pikët në Shkodër në një sfidë që pritej të ishte spektakolare, por nuk ka qenë e tillë, e mbyllur me shifrat 0-0.

Dueli mes dy skuadrave në krizë rezultatesh ka treguar se sa shumë frikë kishin për të mos u mposhtur sot pasi ekipet ishin më të përqendruara për të mos humbur dhe ishin shumë të kujdesshme.

Kjo bëri që të mos kishte thuajse aspak lojë ofensive të organizuara, me ngjarje të pakta rastësore para katërkëndorit.

Vetëm në fund Vllaznia shtyu më me forcë drejt sulmit, por nuk gjeti asnjë hapësirë për të gjetur nëj gol që do t’i jepte fund krizës së rezultateve për shkodranët që kanë komplikuar edhe renditjen e tyre në zonë e Europës nga kampionati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat