Tuchel beson te Romelu Lukaku

Futboll

Tuchel beson te Romelu Lukaku

Më: 9 prill 2022 Në ora: 23:41
Tuchel beson te Romelu Lukaku

Trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel ka besim te Romelu Lukaku.

Lukaku nuk po kalon në një formë të mirë pas transferimit te Chelsea, por në mbrojtje i doli trajneri i ekipit, Tuchel.

“Ne e kërkuan Lukakun dhe e transferuam sepse besonim tek ai, ende besojmë te sulmuesit.

Nuk është faji i tij për dy ndeshjet e fundit, ai nuk ka qenë as titullar”, tha Tuchel për webfaqen e Chelsea.

Gjermani, tha se ende beson që Chelsea nuk kanë paguar kotë gjithë ato para për belgun.

“Ka një arsye pse shpenzuam 113 milionë euro për të dhe ai pati arsyet e tij për t`u rikthyer te Chhelsea”, tha ai.

Lukaku në 20 paraqitje këtë sezon në Premier Ligë ka shënuar pesë gola dhe ka regjistruar një asistim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat