Dy klube italiane në garë për Lingard

Futboll

Dy klube italiane në garë për Lingard

Më: 10 prill 2022 Në ora: 10:10
Jesse Lingard

Dy gjigantët italian janë në garë për anësorin e Manchester United, Jesse Lingard.

E ardhmja e Lingard është larg ‘Old Trafford’, kjo pasi ai ka kontratë deri në fund të sezonit dhe të dy palët nuk mendojnë për rinovim.

Anglezi këtë sezon ka pasur shumë pak minuta, nën drejtimin e Ralf Rangnick.

Lingard është paraqitur 13 herë gjithsej këtë sezon në Premier Ligë dhe ka shënuar dy gola.

Interesim për anësorin kanë shfaqur dy gjigantët italian. Sipas ‘Goal’, Juventus dhe Milan janë në garë për lojtarin.

Ai do të largohet në fund të sezonit si një lojtar i lirë, por mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i ardhshëm i Lingard.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat