Januzaj mund të largohet nga Sociedadi

Futboll

Januzaj mund të largohet nga Sociedadi

Më: 10 prill 2022 Në ora: 11:36
Januzaj mund të largohet nga Real Sociedadi

Adnan Januzaj mund të largohet nga Real Sociedadi gjatë afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi shqiptar është futur në vitin e fundit të kontratës dhe tanimë ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave evropiane.

Por gjiganti italian Napoli vazhdon të mbetet favorit për t’i siguruar shërbimet e yllit nga Kosova për edicionin e ri.

Mundo Deportivo ka raportuar se Januzaj i prinë listës së dëshirave të Napolit për repartin ofensivë.

Megjithatë klubi italian ka edhe disa alternativa të tjera në rast se nuk arrijnë ta bindin Januzajn për t’u transferuar në Diego Maradona Stadium.

Luciano Spalletti e pëlqen shumë reprezentuesin belg dhe tanimë drejtuesit e napolitanëve janë duke biseduar me përfaqësuesit e lojtarit.

Por nëse nuk arrihet Januzaj, atëherë në listën e Napolit janë edhe alternativat tjera si Noa Lang i Club Brugge, Domenico Berardi i Sassuolo, Luis Sinisterra i Feyenoord dhe Hamed Junior Traore i Sassuolos.

Gjithsesi Januzaj mbetet alternativa e parë e tyre, por Napoli duhet të shpejtojë për t’i siguruar shërbimet e Januzajt i cili ndiqet edhe nga disa skuadra angleze e gjermane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat