Kombëtarja përgatitet për sfidën e fundit ndaj Turqisë

Futboll

Kombëtarja përgatitet për sfidën e fundit ndaj Turqisë

Më: 10 prill 2022 Në ora: 11:49
Kombëtarja përgatitet për sfidën e fundit ndaj Turqisë

Pas fitores ndaj Qipros U-19, ekipi kombëtar i Shqipërisë U-19 i femrave ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj Turqisë.

Vajzat kuqezi kanë zhvilluar një seancë rikuperuese që ka zgjatur rreth 30 minuta, e bazuar në lojëra argëtuese në kompleksin “Arslan Zeki Demirci Spor” në Turqi.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se trajneri Kreshnik Krepi nuk do të ketë në dispozicion mbrojtësen Matilda Gjergji, për shkak të dy kartonave të verdhë që ka marrë në ndeshjet ndaj Izraelit dhe Qipros, duke humbur kësisoj ndeshjen e fundit ndaj Turqisë.

Kjo sfidë e tretë dhe e fundit ndaj rivaleve turke do të luhet ditën e hënë në ora 13:00, në kompleksin “Arslan Zeki Demirci Spor”.

Shqipëria aktualisht gjendet në kuotën e 3 pikëve, po aq sa Turqia, ndërsa në vendin e parë është Izraeli me 6 pikë, ndërsa Qipro në vendin e fundit me 0 pikë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat