Shqipëria synon të ngjitet në Ligën A

Futboll

Shqipëria synon të ngjitet në Ligën A

Më: 10 prill 2022 Në ora: 15:09
Shqipëria synon të ngjitet në Ligën A

Kombëtarja shqiptare U-19 për femra ka përmbyllur këtë të diel përgatitjet për ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj Turqisë, e vlefshme për raundin e dytë të Kampionatit Europian 2022, ku Shqipëria synon të ngjitet në Ligën A.

Skuadra e drejtuar nga Kreshnik Krepi ka zhvilluar një seancë të plotë stërvitore në fushën ku do të zhvillohet sfida e nesërme.

Seanca zgjati për rreth 1 orë dhe fokusi kryesor ishte te skemat e ndryshme taktike, me qëllim përmirësimin e fazës offensive si dhe goditjet standarde.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se përveç Matilda Gjergjit që do të mungojë në këtë ndeshje të rëndësishme, edhe Marinela Mema nuk do të jetë pjesë e futbollisteve që do të japin kontributin e tyre në lojë, për shkak të kartonit të verdhë të marrë në ndeshjen e kaluar dhe përgjatë ndeshjes ndaj Andorrës në raundin të parë të këtyre kualifikueseve. Ndërkaq, as Mery Kalaja nuk është rikuperuar dhe nuk do të jetë pjesë e ndeshjes së nesëme.

Kjo do të jetë ndeshja e tretë dhe e fundit për vajzat kuqezi, që kanë fituar ndaj Qipros dhe janë mundur nga Izraeli dhe janë në kuotën e 3 pikëve, po aq sa Turqia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat