Lewandowski e ka zgjedhur klubin e ri

Futboll

Lewandowski e ka zgjedhur klubin e ri

Më: 11 prill 2022 Në ora: 16:17
Robert Lewandowski

Robert Lewandowski tashmë i ka hequr të gjitha dilemat sa i përket së ardhmes së tij.

Futbollisti polak është i vendosur për ta veshur fanellën e Barcelonës nga sezoni i ardhshëm.

Për këtë është i bindur televizioni polak “TVP Sport”.

Lojtari më i mirë në botë i shpallur nga FIFA në dy vjetët e fundit madje thuhet se i ka njoftuar drejtuesit e Bayern Munichut se dëshiron të largohet nga “Allianz Arena” në fund të këtij sezoni.

Ish-futbollisti i Borussia Dortmundit është pjesë e gjigantit bavarez që nga viti 2014, ndërsa ka kontratë me klubin aktual deri në vitin 2023.

Barcelona ndërkohë duhet ta kontaktojë klubin gjerman për të diskutuar rreth kartonit të lojtarit, i cili është vlerësuar 65 milionë euro.

Një shifër që katalunasit shpresojnë të zbritet duke e pasur parasysh dëshirën e lojtarit për të përfunduar në “Camp Nou” dhe për ta nisur një aventurë të re në Spanjë.

Lewandowski ka qenë njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në futbollin evropian në dekadën e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat