Kjaer i jepet çmimi i rëndësishëm italian

Futboll

Kjaer i jepet çmimi i rëndësishëm italian

Më: 12 prill 2022 Në ora: 11:09
Kjaer i jepet çmimi i rëndësishëm italian

Pas dy muajsh bëhet plot një vit që nga momenti kur në ndeshjen e Euro 2020 mes Danimarkës dhe Finlandës, Christian Eriksen pësoi atak kardiak dhe rrezikoi të humbiste jetën në fushën e lojës.

Nëse nuk do të ishte për kapitenin e danezëve, Simon Kjaer, i cili ishte i pari që e ndihmoi, për Eriksen ndoshta nuk do të kishte pasur më shpresë pas rrëzimit. Ky veprim i mbrojtësit të Milan, bëri që ai të fitonte çmimin “Hall of Fame” në futbollin italian, dedikuar Davide Astorit, legjendës së Italisë dhe Milan.

Duke folur pas këtij çmimi Kjaer tha: “E mbaj mend Daviden në fushë.

Pioli më ka folur shumë për të. Humbja e tij i mërzit të gjithë dhe për mua ky çmim është një mundësi për të nderuar emrin e legjendës së Milan.”

Tashmë, 10 muaj pas atij episodi, ish-lojtari i Inter, që tashmë është pjesë e Brentford ka një ecuri shumë pozitive, ndërsa është kthyer në element vendimtar te klubi anglez. Ndërsa pas dy golave me Danimarkën, Eriksen ka shënuar tre gola brenda kësaj jave me Brentford.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat