Simeone shpjegon strategjinë e Atleticos

Futboll

Simeone shpjegon strategjinë e Atleticos

Më: 12 prill 2022 Në ora: 18:51
Simeone shpjegon strategjinë e Atleticos

Diego Simeone mori kritika të shumta për mënyrën se si Atletico e Madridit luajti çerekfinalen e parë përballë Manchester City-t në “Etihad Stadium”, megjithatë më së shumti i ka djegur ajo e trajnerit të kundërshtarëve, Pep Guardiolës.

Në prag të sfidës së kthimit, trajneri argjentinas deklaroi se mes kolegëve duhet të ketë gjithmonë respekt, teksa shpjegoi edhe arsyet pse luajti ashtu, si dhe planin për ndeshjen e nesërme në “Wanda Metropolitana”.

“Që kur kam nisur punë në 2005-ën, nëse nuk gaboj, nuk kam kritikuar kurrë një koleg.

Besoj se ka mënyra të ndryshme për të luajtur dhe arritur atë që do, ndaj edhe unë zgjedh njërën prej tyre.

Mes kolegëve duhet respekt. Gjithmonë! Sa i përket ndeshjes së kthimit, do të provojmë të bëjmë gjërat që dimë të bëjmë më mirë, të dalim më shpejt në kundërsulm dhe të shpresojmë në një mbrëmje të mirë të futbollistëve tanë kyç.

Gjithçka mund të ndodhë në një mbrëmje”, u shpreh Simeone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat