Agjenti i Lewandowskit ultimatum Bayernit

Futboll

Agjenti i Lewandowskit ultimatum Bayernit

Më: 12 prill 2022 Në ora: 20:08
Robert Lewandowski

Robert Lewandowski mund të largohet në këtë verë nga Bayern Munich.

Vetë agjenti i lojtari u ka kërkuar “bavarezëve” që të zgjedhin në mes të dy opsioneve: ose kontratë afatgjatë me polakun, ose ky i fundit do të largohet në verë.

Gjithçka ka mbetur në dorën e kampionëve gjermanë në fuqi që nuk kanë para vetes zgjedhje të ndërmjetme.

Lewandowski ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2024, por ky afat për qëndrim në “Allianz Arena” mund të përfundojë para kohe.

Gjatë këtij sezoni  me “bavarezët”, 33-vjeçari ka shënuar 32 gola dhe një asist në 29 ndeshje të luajtura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat