Boniek paralajmëron Lewandowskin

Futboll

Boniek paralajmëron Lewandowskin

Më: 12 prill 2022 Në ora: 21:06
Boniek paralajmëron Lewandowskin

Robert Lewandowski është një sulmues që i intereson shumë Barcelonës. Polaku i është vetofruar klubit “blaugrana”, pasi negociata me Bayernin për rinovimin e kontratës nuk shkuan ashtu siç ai dëshironte.

Në vendlindjen e tij kanë guxuar të thonë se ai tashmë ka një marrëveshje trevjeçare me Barcelonën. Mirëpo edhe nga Polonia vjen një paralajmërim nga një zë autoritar.

Boniek, presidenti i Federatës Polake të Futbollit, një legjendë futbolli në këtë vend, e sheh si shumë të rrezikshme këtë lëvizje. Në një postim në Twitter, Boniek shkruan:

“Lewandowski te Barcelona? Duket transferim shumë interesant, emocionues. Por pemët e vjetra nuk transplantohen, është një rrezik i madh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat