Gjermanët duan “të pushtojnë” stadiumin “Camp Nou”

Futboll

Gjermanët duan “të pushtojnë” stadiumin “Camp Nou”

Më: 13 prill 2022 Në ora: 11:15
Gjermanët duan “të pushtojnë” stadiumin “Camp Nou”

Numri i tifozëve gjermanë që duan të ndjekin në stadium ndeshjen me Barcelonën në “Camp Nou”, sipas drejtorit sportiv të Eintracht Frankfurt, Markus Kröscher, vështirë se mund të parashikohet. Drejtuesi i skuadrës gjermane thotë se janë me dhjetëra mijë mbështetës të Eintrachtit, që do të udhëtojnë drejt kryeqendrës së Katalunjës me shpresën do të mund të gjejnë një biletë.

Barça ka vënë në dispozicion të tifozëve miq 5000 biletat, një shifër qesharake duke pasur parasysh se tifozët e Eintrachtit kërkuan 250 mijë bileta për ndeshjen e pare, që u luajt në një stadium që nuk mund  të akomodonte më shumë se 48 mijë shikues.

Skuadra gjermane ka llogaritur se, për ndeshjen e dytë çerekfinale të Europa League-s, shifra mbështetësve gjermanë që kanë marrë iniciativën për të shkuar në Spanjë është 25 mijë deri në 30 mijë ndjekës dhe se shumë prej tyre kanë kërkuar formula alternative për të marrë një biletë dhe për të parë “live” takimin nga tribunat e “Camp Nou”.

Fluturimet nga qyteti gjerman drejt Barcelonës janë prenotuar prej disa ditësh. Jo vetëm ata që do të fluturojnë direkt, por edhe ata që do të bëjnë një ndalesë në Mynih, Dusseldorf ose Shtutgart.

Eintracht-Barça konsiderohej në Gjermania si më e rëndësishmja në historinë e skuadrës gjermane dhe duket se kështu e kanë marrë tifozët dhe vetë klubi.

Barça, nga ana e saj, u ka kërkuar abonentëve që të lirojnë biletat nëse për arsye të ndryshme nuk do të jenë në stadium.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat