Real Madrid ka gati emrin që e zëvendëson Ancelottin

Futboll

Real Madrid ka gati emrin që e zëvendëson Ancelottin

Më: 13 prill 2022 Në ora: 12:15
Real Madrid ka gati emrin që e zëvendëson Ancelottin

Real Madrid bëri një ndeshje të madhe mbrëmë në Champions League kur mposhti skuadrën e Chelsea me rezultat të përgjithshëm 5:4, por kjo nuk ka bërë që zërat për zëvendësimin e Ancelotti të zbehen.

‘Los Blancos’ duket se nuk kalkulojnë më shumë sesa përtej këtij sezoni në emrin e Carlo Ancelotti. Skuadra dëshiron ndryshime në stol.

‘El Nacional’ bën të ditur se Real Madrid duan shërbimet e Joachim Low.

Ish-selektori i kombëtares së Gjermanisë shihet si zëvendësuesi ideal i trajnerit Ancelotti.

Joachim Low ka qenë i lidhur me një kalim të mundshëm te Reali edhe në të kaluarën, por një gjë e tillë nuk ndodhte.

Florentino Perez thuhet se e pëlqen shumë trajnerin gjerman dhe pritet të bëjë lëvizjet e tij për të marrë nënshkrimin e Low. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat