Milani nuk ka lojtar goli

Futboll

Milani nuk ka lojtar goli

Më: 13 prill 2022 Në ora: 15:40
Milani nuk ka lojtar goli

Pas probleme ne repartin e sulmit, teksa pas disa ndeshjeve radhazi Milani has vështirësi në shënimin e golave, drejtuesit kuqezi kanë bërë lëvizjen e tyre të parë.

Sipas medias italiane “Sport Mediaset”, Milani ka arritur marrëveshje me sulmuesin belg të Liverpool, Origi.

Gjithashtu kanë dalë dhe detajet e marrëveshjes, ku pritet që 26 vjeçari të firmosë një kontratë 3 vjeçare me një pagë prej 3.5 milion euro në sezon.

Pas aktivizimit të pakët tek Liverpool, Origi ka vendosur të provojë një aventurë të re, në të cilën do të kërkojë një vend titullari.

Duke parë dhe veshtirësitë e  Ibrahimoviç dhe Giroud në shënimin e golave, Origi mund të jetë një sulmues vendimtar për skuadrën e “djallit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat