Vazquez: Benzema meriton Topin e Artë

Futboll

Vazquez: Benzema meriton Topin e Artë

Më: 13 prill 2022 Në ora: 18:18
Vazquez: Benzema meriton Topin e Artë

Gazetarët e “Sky” pyetën Lucas Vazquez pas përfundimit të ndeshjes së mbrëmshme ndërmjet Real Madrid dhe Chelsea.

Ata e pyetën në lidhje me Benzema, dhe anësori u shpreh i bindur rreth sulmuesit francez.

“Unë jam i bindur, jam i bindur se Benzema duhet të fitojë Topin e Artë. Ai është sulmuesi më i mirë në botë, të gjithë e kemi parë atë.”

Më pas Vazquez u pyet rreth asistimit magjik të Modric drejt Rodrygo.

“Ai ka shumë të tilla, nuk e mohoj dot. Por për këtë asistim që dhuroi sot, ishte thjesht spektakolar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat