Marrëdhënia e Granit Xhakës me tifozët e Arsenalit të Londrës mund të përshkruhet më së miri si një marrëdhënie dashuri - urrejtje. Granit Xhaka po lufton me armiqësinë në rrjetet sociale...
Në një intervistë emocionuese, kapiteni i Kombëtares së Zvicrës, flet për urrejtjen që përjeton.
Xhaka: “E kam jetuar një herë këtë makth. Nuk dua ta shoh më kurrë”.
Në një javë do të ishte: "Ah, ai është shumë i mirë!" Javën tjetër: "Ai është m...!"
Reagimet që Granit Xhaka merr nga tifozët e Arsenalit janë rrallë pozitive, shpesh negative dhe shpeshherë mungesë respekti për kapitenin e ekipit kombëtar, shkruan mes të tjera “20min”. Xhaka mund të jetojë me komente të tipit "ai merr shumë mesazhe" ose "ai na prish lojën".
“Shpesh është urrejtje, urrejtje e pastër”, thotë 29-vjeçari. Xhaka thekson: “Vërtet nuk po e ekzagjeroj këtu”.
Është një intervistë emocionuese për gazetën sportive amerikane “The Player's Tribune”, me të cilën mesfushori dëshiron të pastrojë njëherë e mirë marrëdhënien e tij me tifozët e Arsenalit. Xhaka thotë: “Mund të thuash çfarë të duash për mua, por largo duart nga familja ime, mirë? ju lutem. Duhet të ketë një kufi”.
Përçarja e fundit me tifozët e Arsenalit, Xhaka përplaset me tifozët në dhjetor të vitit 2019 dhe heq fanellën e Arsenalit.
Sot, dy vite e gjysmë më vonë, marrëdhënia me tifozët është më e mirë, por jo e mirë. “Është si xhami i thyer: mund ta ngjitësh, por të çarat mbeten”, shpjegon Xhaka në mënyrë poetike.