Pioli flet për të ardhmen e Ibrahimovicit

Futboll

Pioli flet për të ardhmen e Ibrahimovicit

Më: 14 prill 2022 Në ora: 14:42
Stefano Pioli dhe Zlatan Ibrahimovic

Trajneri i Milan, Stefano Pioli, ka folur për të ardhmen e Zlatan Ibrahimovic.

Italiani thotë se futbollisti është mjaftueshëm i aftë që të bëjë zgjedhjen e duhur për veten, por, cilido që të jetë vendimi i suedezit, skuadra do të mbështesë.

“Ai është mjaftueshëm i mençur që taq bëjë zgjedhjen e duhur. Ne do të jemi së bashku me Zlatan, çfarëdo që ai vendos për të ardhmen e tij”, u shpreh trajneri.

40-vjeçari aktualisht është i lënduar dhe kontrata e tij skadon në fund të sezonit.

Sulmuesi vitin e kaluar nënshkroi kontratë njëvjeçare për “Rossonerët” me synim kryesor fitimin e Sccudettos.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat