Pioli: Tifozët janë arma jonë shtesë

Futboll

Pioli: Tifozët janë arma jonë shtesë

Më: 14 prill 2022 Në ora: 15:57
Pioli: Tifozët janë arma jonë shtesë

Milani do ta luajë ndeshjen e radhës të Serie A kundër Genoa në “San Siro”, mbrëmjen e së premtes. Pas dy barazimeve radhazi kundër Bologna dhe Torino, të besuarit e Piolit panë ndjekësit e tyre të afroheshin sërish.

Kjo nënkupton se kundër ‘rossoblù’ nuk pranohet asnjë gabim tjetër, nëse duan të vazhdojnë të ëndërrojnë titullin.

Trajneri i “Djallit” e di mirë këtë dhe në kuadër të ndeshjes në shtëpi e ka karikuar maksimalisht skuadrën e tij, e cila do të mbështetet nga një publik i respektuar (mbi 65 mijë bileta të shitura).

Duke folur në konferencën për shtyp, Stefano Pioli nënvizoi: “Besoj se tifozët janë arma jonë shtesë, ata na japin mbështetje të vazhdueshme. Duhet të përfitojmë nga kjo për të bërë mirë që tani deri në fund, për të arritur objektivin tonë.

Djemtë luajnë për të fituar, kur dështojmë ka zhgënjim, por e transformojmë në vendosmëri, sepse e dimë se ka pak për të bërë më mirë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat