Kombëtarja e Ukrainës rikthehet në fushë

Futboll

Kombëtarja e Ukrainës rikthehet në fushë

Më: 14 prill 2022 Në ora: 17:22
Kombëtarja e Ukrainës rikthehet në fushë

Kombëtarja e Ukrainës rikthehet në fushë!

Pushtimi rus në Ukrainë vijon ende, megjithatë kjo e fundit po përgatitet për eliminatoret e Kupës së Botës Katar 2022, pasi FIFA ka përcaktuar edhe datat e ndeshjeve të Play Off-it, të cilat u shtynë në muajin mars.

Kështu gjysmëfinalja Skoci-Ukrainë do të luhet më 1 qershor dhe fituesja do të përballet me Uellsin më 5 qershor, për një biletë për në Katar 2022, me britanikët që në mars mposhtën Austrinë në gjysmëfinalen tjetër.

Ndeshja mes Skocisë dhe Ukrainës ishte parashikuar të luhej në “Hampden Park” të Glasgout më 24 mars, por u shty për shkak invazionit rus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat