Mbrojtësi mbyll aventurën në Azerbajxhan

Futboll

Mbrojtësi mbyll aventurën në Azerbajxhan

Më: 15 prill 2022 Në ora: 11:20
Mbrojtësi mbyll aventurën në Azerbajxhan

Jurgen Goxha ka mbyllur eksperiencën me klubin e Sabail në elitën e futbollit azerbaxhanas. Mbrojtësi ishte pjesë e Sabail prej fillimit të këtij sezoni dhe është aktivizuar në 17 ndeshje duke shënuar edhe dy gola, mirëpo klubi ka njoftuar se me anë të marrëveshjes, palët kanë vendosur të ndahen para kohe.

“Klubi i Sabail ka arritur marrëveshjen për të mbyllur para kohe kontratën me Jurgen Goxha, lojtarit i është dhënë statusi i “agjentit” të lirë. Sabail falenderon lojtarin dhe i uron sukses në karrierë”, shkruhej në njoftimin e Sabail për Goxhën.

Në këtë formë, 29-vjeçari del një lojtar i lirë dhe gati për të nisur një aventurë të re, teksa opsion mund të jetë edhe rikthimi në Superiore, aty ku Goxha ka qenë pjesë e Tiranës apo edhe Bylis.

Kujtojmë se prej dy sezonesh, Goxha ishte shpërngulur në Azerbaxhan dhe fillimisht ishte pjesë e Gabalës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat