KF Liria me menaxhim të ri 

Futboll

KF Liria me menaxhim të ri 

Më: 15 prill 2022 Në ora: 12:55
KF Liria me menaxhim të ri 

Klubi i futbollit Lirias e Prizrenit ka zgjedhur çështjen e saj. 

Prizrenasit synojnë rikthimin në elitën e futbollit të Kosovës, aktualisht janë në pozitën e dytë me 32 pikë pas 21 jave në Ligën e Parë të Kosovës , Grupi A. 

“Vendos Komisioni për dhënien në menaxhim të KF Liria, Raman Kiqe-KA-Sportmanagment, shpallet fitues.
Qemal Krasniqi, kryetar, njoftoi në emër të Komisionit për punën  e bërë deri më tash, procedurat dhe gjithë angazhimin për këtë proces, me ç'rast falenderoi edhe DKRS-në, për ndihmën e dhënë në këtë rast.

Vendimi u bë publik, sot në një konferenc shtypi, ku krahas anëtarëve të Komisionit, mori pjesë edhe z.Mirsad Çollaku, anëtar i KE të FFK-së dhe kryetar i LRF në Prizren.

Me dt.14.04.2022 në ndërtesën e Kuvendit Komunal, para anëtarëve të Komisionit të KF Liria, lidhur me Thirrjen Publike, dt.31.03.2022, ofertat i kanë paraqitur dy aplikuesit:z.Agim Buduri dhe z. Raman Kiqe.

Ata, kanë shprehur interesim në këtë Thirrje, për marrjen në pronësi e menaxhim të KF Liria.

Prezantimi u bë një nga një, nga pjesëmarrësit në këtë Thirrje Publike, ku të njëjtit shpalosën programin dhjetë vjeçar (2022-2032), duke u përgjigjur edhe në pyetjet shtesë të anëtarëve të Komisionit, tha mes tjerash Qemal Krasniqi, në konferencën për shtyp.

Pas përfundimit të paraqitjeve të planprogrameve zhvillimore dhe atyre financiare, Komisioni 6-të anëtarësh vlerësoi në këtë mënyrë:
1.Agim Buduri 392 pikë dhe 
2.Raman Kiqe 566 pikë.

Pra, fitues u shpall Raman Kiqe - KA-Sportmanagment që mblodhi 566 pikë”, njofton KF Liria..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat