Reali nuk heq dorë nga Haalandi

Futboll

Reali nuk heq dorë nga Haalandi

Më: 15 prill 2022 Në ora: 17:34
Reali nuk heq dorë nga Haalandi

Real Madridi raportohet se nuk ka hequr dorë nga mundësia e transferimit të Erling Haaalandit.

Sipas gazetarit dhe ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Manchester City po bën më të mirën për të nënshkruar me sulmuesin norvegjez dhe se klubi anglez do të vazhdojë insistimin edhe në ditët në vijim, teksa e dinë se gara është ende e hapur.

Pavarësisht se kampioni anglez besohet se po e kryeson garën për transferimin e Haalandit, Romano tha se edhe Real Madridi është ende në garë gjithashtu.

Edhe Barcelona thuhet se ka shfaqur interesim për 21-vjeçarin e Borussia Dortmundit.

Në anën tjetër, Erling Haaland nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij. Ai ka kontratë të vlefshme me klubin gjerman deri më 30 qershor 2024..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat