Skuadra shqiptare për fitore në Veles 

Futboll

Skuadra shqiptare për fitore në Veles 

Nga: K. G. Më: 15 prill 2022 Në ora: 23:14
Skuadra shqiptare për fitore në Veles 

Skuadra shqiptare, Struga Trim Lum, synon fitore dhe të jetë edhe më e qetë në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut. 

Struga është gati për përballjen me Borecin, e cila do të zhvillohet nesër në Veles (16.00) në takimin e javës së 28-të.  

Futbollisti i Strugës, Miklovan Pere, flet në prag të ndeshjes me Borecin.

"Transferta me Borecin është si gjitha ndeshjet e radhës. E vlerësojmë kundërshtarin, mirëpo ne jemi Struga Trim Lum dhe në çdo ndeshje shkojmë për fitore, pavarësisht se cila skuadër na del para.

Shpresojmë të marrim rezultatin më të mirë nga kjo transfertë, që është fitorja", ka thënë Pere.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat