Pioli futet në historinë e Milanit

Futboll

Pioli futet në historinë e Milanit

Më: 15 prill 2022 Në ora: 23:21
Pioli futet në historinë e Milanit

Milani arriti të triumfonte ndaj Xhenoas në shtëpi me rezultatin e pastër 2-0 duke vijuar në krye të renditjes.

Me këtë fitore pa pësuar gol, trajneri Stefano Pioli është futur në historinë e Milanit, për sa i përket një statistike tepër të veçantë, duke u bërë trajneri i tretë në historinë e kuqezinjve, që nuk pëson gol në të paktën gjatë ndeshje radhazi në një sezon të vetëm të Serisë A.

Më herët këtë statistikë e ka arritur Fabio Kapelo, bëhet fjalë për sezonin 1993/94.

Asokohe skuadra e Kapelos, arriti 7 dhe 9 ndeshje radhazi pa pësuar gol, gjithashtu trajneri tjetër i Milanit që nuk ka pësuar gol në 7 ndeshje është Nereo Roko, në sezonin 1971/72.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat