Barcelona merr vendim për Luuk De Jong

Futboll

Barcelona merr vendim për Luuk De Jong

Më: 16 prill 2022 Në ora: 00:39
Luuk De Jong

Barcelona është duke llogaritur në shërbimet e Luuk De Jong edhe për sezonin e ardhshëm.

31-vjeçari kaloi në “Camp Nou” në formë të huazimit nga Sevilla në gushtin e kaluar, teksa deri më tani ka bërë 24 paraqitje në të gjitha garat, duke kontribuar me shtatë gola dhe një asistim.

Mendohej se Barcelona nuk ishte e interesuar që ta mbante sulmuesin edhe për sezonin e ardhshëm, pavarësisht se marrëveshja e huazimit vlen deri më 30 qershor 2023.

Megjithatë, sipas “Sport”, Barça dëshiron që sulmuesi holandez të mbetet në “Camp Nou” edhe për një sezon tjetër.

Trajneri Xavi thuhet gjithashtu se është i kënaqur me kontributin e Luuk De Jong.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat