Eden Hazard nuk do të largohet nga Real Madridi

Futboll

Eden Hazard nuk do të largohet nga Real Madridi

Më: 16 prill 2022 Në ora: 01:00
Eden Hazard

Vëllai i Eden Hazard, Kylian ka ulur poshtë zërat për një largim të mundshëm të belgut nga Real Madridi në fund të sezonit.

E ardhmja e Hazard mendohej se do jetë larg ‘Santiago Bernabeus’, por një gjë të tillë e mohon vëllai i vogël i belgut, Kylian.

Në një deklaratë për ‘RTBL’, ai tha se Hazard nuk do të largohet nga Real Madridi derisa të tregojë se është më i forti.

“Ai nuk do të largohet nuk do të largohet nga Real Madridi derisa të tregojë se është më i forti atje. Kështu ka qenë gjithmonë qëndrimi i tij, në të gjitha klubet ku ka qenë.

Hazard nuk dëshiron të largohet”, tha Kylian.

Anësori i Real Madridit, së fundmi i është nënshtruar një operacioni dhe do të mungojë nga 30 deri në 45 ditë.

Këtë sezon me ‘Mbertërit’, ai ka luajtur vetëm 877 minuta të shpërndara në 22 ndeshje, duke shënuar një gol dhe dhuruar dy asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat