Pranon negociatat me verdhekuqtë

Futboll

Pranon negociatat me verdhekuqtë

Më: 16 prill 2022 Në ora: 11:14
Pranon negociatat me verdhekuqtë

Kristian Panuçi ka dhënë një intervistë për “Radio Radio” në Itali, ku ka folur rreth ekipit të Romës. Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare ka pohuar faktin se ka qenë dikur në bisedime për të marrë stolin e verdhekuqve, por më pas asgjë nuk u konkretizua mes palëve.

Panuçi pranon faktin se kthimi si trajner te Roma është një ëndërr e tij, por nga ana tjetër është i vetëdijshëm se për të marrë drejtimin e një klubi të tillë duhet fillimisht ta meritosh.

“Duhet të ndërtosh një ekip me njerëz që e njohin futbollin, dhe Murinjo është i tillë.

Më pas lojtarët dalin në fushë. Unë në Romë? Të gjithë e dinë se çfarë jam, nuk më takon mua të them, nuk mund t’ju përgjigjem. Duhen njerëz që e duan Romën. Para se të merrnin Garsia-n, kishte diçka për mua, por asgjë konkrete.

Gjithmonë kam ëndërruar të kthehem në Romë si trajner, por ju duhet ta meritoni Romën. Tani ka një trajner të madh që ka gjithë durimin në botë. Dhe e gjithë Roma ka qenë e duruar, ka qenë pranë tij dhe tani frytet po vijnë”, ka deklaruar ndër të tjera Kristian Panuçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat