Mbrojtësi i Realit refuzon Juventusin

Futboll

Mbrojtësi i Realit refuzon Juventusin

Më: 16 prill 2022 Në ora: 11:27
Mbrojtësi i Realit refuzon Juventusin

Drejtuesit e Juventusit po kërkojnë për një mbrojtës të majtë cilësor. Një nga emrat që pëlqehen është Ferland Mendy, por agjenti i lojtarit të Real Madrid ka hedhur poshtë mundësinë e transferimit në Serie A.

“Bardhezinjtë interesoheshin për Mendy që kur ishte pjesë e Lyonit, më pas Reali e bleu për shumën e 50 milionë eurove dhe spanjollët nuk kanë ndërmend ta shesin”, deklaroi Yvan Le Mee.

26-vjeçari i linjës së majtë po luan sezonin e tretë me “Los Blancos” dhe këtë sezon ka zhvilluar 29 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Ndërkohë, Juventus po garon me Lazion për shërbimet e Kepa Arrizabalaga.

Portieri më i shtrenjtë në histori (Chelsea pagoi 80 milionë euro tek Athletic Bilbao në 2018) ka humbur postin e titullarit te “Blutë e Londrës”. Sarri e do te Lazio, por todofichajes shkruan se në garë për portierin spanjoll është future edhe “Zonja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat