Le Mee: Këto dy emra janë të përshtatshëm

Futboll

Le Mee: Këto dy emra janë të përshtatshëm

Më: 16 prill 2022 Në ora: 13:23
Le Mee: Këto dy emra janë të përshtatshëm

Agjenti francez i futbollit Yvan Le Mee ka folur së fundmi në lidhje me Dybalan dhe faktin që argjentinasi nuk rinovoi me Juventusi.

Le Mee tha për “Tuttosport” se dështimi i rinovimin me “Zonjën e Vjetër” është një hap jo i mirë në karrierën e Pulos.

“Shumë keq për Paulon. Ai është një talent i madh, shpesh herë vendimtar, por në dy vitet e fundit ka qenë i pafat, pasi emra si Cristiano Ronaldo, Messi dhe Mbappe janë gjithmonë në fushë, ndërsa ai ka humbur shumë ndeshje. Unë e shoh Dybalan te Interi ose te PSG-ja, me Messin, sepse janë dy klube që dinë të marrin lojtarë me parametra zero.

Kush do jetë emri kryesor pas Dybalas te Juventusi? Pres më shumë të jetë një talent sesa një goditje me bujë si ajo e Vlahovic. Pa harruar që vitin tjetër do të rikthehet Chiesa.

Krahas Federiko Chiesës dhe Dusan Vlahovic, që kanë cilësi, uri dhe shpirt Juventin, do të shihja si të përshtatshëm për “Zonjën e Vjetër” edhe Raspadorin e Sassuolos ose Zaniolon e Romës” –theksoi ai.

Merkato e verës pritet të jetë shumë e ndezur me këta emra, me Dybalan që ende nuk dihet se ku do të jetë sezonin e ardhshëm dhe Juventusin që kërkon përforcimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat