Neziri: Më vjen keq

Futboll

Neziri: Më vjen keq

Më: 16 prill 2022 Në ora: 16:22
Neziri: Më vjen keq

Kapiteni i Kastriotit, Sokol Neziri, foli pas triumfit 1-0 ndaj Kukësit në Kamzë. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, mbrojtësi i ekipit krutan, ndër të tjera u shpreh:

“Ishte ndeshja ku kam vuajtur më shumë. Kukësi një ekip mjaft i fortë. Me shumë forcë ia dolëm, falë edhe ndihmës së Zotit.

Duhet ta pranojmë që objektivi i Kastriotit është qëndrimi në Superiore, tani jemi më të qetë, ndeshjet duhet t’i marrim një nga një. Kështu siç po luajmë të vazhdojmë. Nuk duhet të tolerojmë dhe të ulim ritmin.

Duke parë grupin, ecurinë e të gjitha skuadrave, me than të drejtën më vjen keq për Dinamon”, u shpreh Neziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat