Ademi: Derisa të na lejojë matematika do të luftojmë

Futboll

Ademi: Derisa të na lejojë matematika do të luftojmë

Më: 16 prill 2022 Në ora: 17:36
Ademi: Derisa të na lejojë matematika do të luftojmë

Ulpiana ka pësuar një tjetër humbje në elitën e futbollit tonë.

Në shtatë ndeshjet e fundit në BKT Superligë, Ulpiana nuk di për fitore, pasi ka marrë vetëm dy barazime e ka pësuar pesë humbje.

Kur kanë kaluar 29 xhiro në elitë, Ulpianës me këtë humbje 1-0 nga Malisheva i vështirësohen edhe më shumë punët për të mbetur në Superligë.

Por përkundër formës së dobët dhe pozitës së vështirë në tabelë, trajneri Fadil Ademi ka thënë se do të luftojnë deri në fund.

“Kemi bërë përpjeke për ta fituar këtë ndeshje. Nuk kemi pasur fat pasi krijuam shumë raste. Besoj që nga ky takim e kemi merituar së paku një barazim”.

“Derisa të na lejojë matematika do të luftojmë deri në fund. Do të jetë e vështirë, por ne nuk do të dorëzohemi”, tha Fadil Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat