Ronaldo si i çartur, het-trik kundër ekipit të Milot Rashicës

Futboll

Ronaldo si i çartur, het-trik kundër ekipit të Milot Rashicës

Nga: K. Goca Më: 16 prill 2022 Në ora: 17:54
Ronaldo si i çartur, het-trik kundër ekipit të Milot Rashicës

Kur është në formë Cristiano Ronaldo, nuk ka krizë për Manchester Utd! 

Ronaldo shënon het-trik për fitoren (3:2) e Manchester Utd ndaj Norwich-ut, në takimin e javës së 33-të të Premier League. 

Futbollisti Ronaldo si i çartur, i pakapshëm për mbrojtjen rivale. 

Në minutën e 76-të, Ronaldo shënoi nga gjuajtja e lirë rreth 25 metra.

Ronaldo shënoi në minutën e 7-të, 32-të e 76-të dhe për Norwich-un Dowell (45+1') e Pukki (52').

Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, u paraqit titullar por nuk ia dolën të marrin pikë nga nga “Old Trafford”.

Kjo humbje me Manchester Utd, duket se e dërgon në një rang më poshtë!  

Manchester Utd zë vendin e pestë me 54 pikë e Norwich është i fundit me 21 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat