Shqiptari e mbyll ndeshjen me karton të kuq mes protestave

Futboll

Shqiptari e mbyll ndeshjen me karton të kuq mes protestave

Më: 16 prill 2022 Në ora: 18:40
Shqiptari e mbyll ndeshjen me karton të kuq mes protestave

Rajo Vallecano është kthyer nga një skuadër e cila po luftonte për Europën në pjesën e parë të sezonit, në një ekipi i cili pak nga pak po përfshihet në luftën për të mos rënë nga La Liga.

Humbja e sotme me shifrat 1-0 ndaj Deportivo Alaves, ka komplikuar edhe më shumë situatën në një sfidë të cilën Ivan Balliu e mbylli me karton të kuq.

Hoselu shënoi golin e vetëm në minutën e 64-t dhe më pas ishte skuadra e mbrojtësit shqiptar që kishte iniciativën. Vetë futbollisti shpërtheu në një nga aksionet e tij të zakonshme në krahun e djathtë në minutën e 88 të sfidës, por gjatë aksionit u përplas me Duarte dhe shkeli këtë të fundit.

Gjyqtarët me sa duket e interpretuan këtë si një veprim të qëllimshëm dhe pasi Balliu u ndëshkua me të verdhë, VAR- i bëri thirrje kryesorit që t’i nxirrte të kuqin, siç ndodhi mes protestave të futbollistëve të Rajon dhe vetë Balliut që nuk u besonte syve.

Kështu, Balliu do të humbasë ndeshjen e radhës, atë ndaj Espanjol të Keidi Bares, që bëhet shumë e rëndësishme për mbijetesën e saj, pasi tashmë gjendet vetëm 6 pikë larg zonës së ftohtë të klasifikimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat