Shfaqet destinacioni i ri

Futboll

Shfaqet destinacioni i ri

Më: 17 prill 2022 Në ora: 07:58
Sergio Ramos

Nuk ka qene nje sezon i lumtur dhe me fat per Sergio Ramos ky qe po mbyllet… Mbrojtesi i Real Madrid qe pas nje jete braktisi blancos pasi keta te fundit nuk i rinovuan kontraten, e ka kaluar me shume ne infermieri se sa ne fushe dhe stervitje…

Dhe keshtu mbrojtësi spanjoll eshtë pranë largimit nga francezët e PSG pas vetëm një sezoni. I ardhur në verë si transferim i lirë nga Real Madrid-i, 36-vjeçari nuk ka bindur në “Parc des Princes”.

Ish-kapiteni i Real Madrid-it nënshkroi për dy vite me PSG-në. Dëmtimet e kanë shoqëruar këtë sezon dhe kanë bërë të mundur që ai të mos ketë qenë shumë i pranishëm në fushë. Edhe ato pak raste me pikatore kur ka qene thuajse quhen sikur nuk ka zbritur ne fushe.

Ramos numëron vetëm shtatë paraqitje këtë sezon. Gjashtë në Ligue 1 dhe një në Kupën e Francës. Ndërsa në Champions League nuk mori asnjë minutë të vetme. Në këto kushte ai po konsiderohet i tepërt nga ana e klubit francez, duke parë dhe pagën e tij të lartë, që i kalon 10 milionë euro në sezon.

Sipas mediave spanjolle, në rast se Ramos do të largohet nga Franca, e ka gati ofertën. Klubi nga MLS, Inter Miami i ofron mbrojtësit kontratë dyvjeçare. Skuadra e themeluar nga legjenda e Anglisë dhe Manchester United, David Beckham është gjithashtu e lidhur edhe me Lionel Messi-n, Cristiano Ronaldo-n, apo dhe Neymar-in.

I konsideruar si një nga mbrojtësit më të mirë të gjeneratës së tij, u rrit te Sevilla, përpara se ta lidhte emrin e tij me Real Madridin, klubi ku ai luajti për 16 vjet, nga 2005 deri në 2021 dhe nga i cili ka qenë kapiten që nga viti 2015.

Me fanellën e Blancos ai fitoi pesë kampionate spanjolle (2006-07, 2007-08, 2011-12, 2016-17 dhe 2019-20), dy Kupa të Mbretit (2010- 11, 2013- 14), katër Superkupa të Spanjës (2008, 2012, 2017, 2020), katër UEFA Champions League (2013-14, 2015-16, 2016-17 dhe 2017-18), tre Superkupa UEFA (2014, 2016 dhe 20) dhe katër Kupa Botërore të FIFA-s për klube (2014, 2016, 2017, 2018).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat