Mehmeti: Ndeshja më e dobët nga janari

Futboll

Mehmeti: Ndeshja më e dobët nga janari

Më: 17 prill 2022 Në ora: 19:13
Mehmeti: Ndeshja më e dobët nga janari

Dritan Mehmeti u shfaq shumë i zhgënjyer nga rezultati 0-0 përballë Skënderbeut, duke pranuar përgjegjësitë për këtë ndeshje të dobët.

“Është një nga ndeshjet më të dobëta nga janari, ka ndikuar sigurisht lodhja. Duhet të ishim më të freskët mendërisht. Duke u nxituar, për të shkuar të goli, gabon dhe i jep mundësi kundërshtarit.

Jam shumë i pakënaqur nga mënyra se si interpretoi skuadra lojën. Përgjegjësia është tek unë, në këto shtatë ndeshje që kanë mbetur duhet të bëjmë maksimumin. Më vjen keq që me këtë kundërshtar kemi hasur gjithmonë vështirësi.”

Interpretimi i lojës: “Sa i përket mënyrës së interpretimit, u mundova të isha me pesë lojtarë sulmues, për ta zgjidhur shpejt situatën, për të shkuar te goli. U vështirësua shumë, sepse kundërshtari mbrohej me shumë forca. Alternativat këto janë, duhet të bëjmë maksimumin me Vllazninë.”

Humbje që s’justifikohet: “Përpos faktit që skuadra ishte e rënduar psikologjikisht, edhe fizikisht kemi qenë të rënduar. Vendosa të çoja Malën në krahun e djathtë për të krosuar, i kishim dy momente, duhet të realizonim. Nuk janë justifikime, u mundova të bëja më të mirë, por përgjegjësia është tek unë. Ngarkesa psikologjike duhet menaxhuar më mirë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat