Formacionet e mundshme të derbit Napoli-Roma

Futboll

Formacionet e mundshme të derbit Napoli-Roma

Më: 18 prill 2022 Në ora: 11:11
Ilustrim

Napoli dhe Roma do të ballafaqohen sonte në stadiumin “Diego Armando Maradona” në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 33-të në ligën italiane, Serie-A.

Napoli tashmë ka mbetur prapa në luftën për titull pas humbjes nga Fiorentina, kurse Roma po kalon nëpër një periudhë shumë pozitive të rezultateve me vetëm një barazim dhe katër fitore në pesë ndeshjet e fundit.

Napoli është në vendin e tretë momentalisht me 66 pikë, kurse Roma pozicionohet e gjashta me 57 pikë.

Këto janë formacionet e mundshme:

Napoli (4-3-3): Ospina; Zanoli, Rrahmani, Koulibaly, Mario Rui; Anguissa, Lobotka, Fabian Ruiz; Politano, Osimhen, Insigne.

Roma (3-4-2-1): Rui Patricio; Mancini, Ibanez, Kumbulla; Karsdorp, Cristante, Veretout, Vina; Zaniolo, Pellegrini; Abraham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat