Lazio gjen zëvendësuesin e Thomas Strakoshas

Futboll

Lazio gjen zëvendësuesin e Thomas Strakoshas

Më: 18 prill 2022 Në ora: 19:24
Thomas Strakosha.

Skuadra e Lazios ka gjetur zëvendësuesin për Thomas Strakosha.

Portieri i kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha do të largohet nga skuadra e Lazios në fund të këtij sezoni.

Ndonëse Lazio po synon ta bind portierin që të vazhdojë më tutje duke i ofruar kontratë të re, duket se ai tashmë ka vendosur.

Në gjithë këtë situatë, sipas ‘Gazzetta dello Sport’, Lazio po shikon për një zëvendësues.

Sergio Rico thuhet se është emri që pëlqehet nga skuadra romake.

Kartoni i Sergio Rico i takon skuadrës së Paris Saint-Germain, por portieri aktualisht luan si i huazuar te Mallorca.

Nuk dihet akoma se çfarë oferte ka në plan skuadra e Lazio për të siguruar kartonin e Rico.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat