Derbi i Madonninës, me rekord të ri

Futboll

Derbi i Madonninës, me rekord të ri

Më: 19 prill 2022 Në ora: 11:00
Derbi i Madonninës, me rekord të ri

Ashtu siç pritej “San Siro” do të jetë i tejmbushur në debin e Madonninës, me 75 mijë persona që do të ndjekin nga afër përballjen Inter-Milan, që do të përcaktojë edhe finalistin e parë të Kupës së Italisë.

Spektakolare pritet të jetë kjo përballje me stadiumin e Milanos që mbushet sërish plot pas 2 vitesh, përpara nisjes së pandemisë së Covid-19. Ndeshja e fundit që e pa “San Siro” plot ishte ajo e 9 shkurtit të 2020-ës, ku Inter fitoi me përmbysje nga 4-2, nga 0-2 që ishte mbyllur pjesa e parë.

Nga kjo ndeshje mes Interit dhe Milanit janë mbledhur plot 4 milionë euro.

Është rekord absolut për çdo ndeshje të Kupës së Italisë, duke përfshirë edhe finalet: finalja e 2016-ës Milan-Juventus bëri që të grumbulloheshin 3.92 milionë euro nga biletat. Një ndeshje e shumëpritur që do të luhet dhe ndiqet në të gjithë botën, me 180 shtete që kanë të drejtën e transmetimit bëjnë me dije mediet italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat