De Sciglio “ngel në klasë” Italinë!
Ai ka grumbulluar shumë eksperienca, edhe jashtë vendit. Dhe pikërisht për kohën e tij në Francë, Mattia De Sciglio u intervistua nga “L’Equipe”: “Lyon ishte një përvojë e vërtetë e jetës. U argëtova dhe luajta rregullisht atje, sot kam më shumë besim në forcat e mia”.
Dallimi kryesor midis Serie A dhe Ligue 1, sipas mbrojtësit të Juventusit, qëndron në nivelin e presionit: “Në Itali ne jemi të përmbytur nga presioni çdo ditë. Në Francë, pasi mbaron ndeshja, edhe nëse ke humbur, mendojnë për sfidën tjetër pa acarim. Futbolli jetohet më qetë atje”.
Më pas, De Sciglio flet për besimin më të madh që iu jepet të rinjve në kampionatet e huaja në krahasim me zakonin italian: “Jashtë vendit, të rinjtë janë gati para nesh për të luajtur ndeshje të rëndësishme.
E pashë në Francë; atje djemtë janë të guximshëm, nuk kanë frikë të provojnë, sepse gabimet tolerohen. Një i ri italian bëhet yll në ndeshjen e parë pozitive dhe më pas masakrohet në gabimin e parë.
Më pas, në vend që të rikuperohet, humbet. E di që shumë të rinj kanë frikë të largohen nga Italia, por është turp. Ata jashtë vendit janë përvoja që të pasurojnë shumë”.